Lista e Armend Mujës për arrestime në veri, reagon Lista Serbe
Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 23 December 2022
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka publikuar një listë me emrat e “organizatave kriminale serbe dhe drejtuesve të tyre”, duke kërkuar arrestimin e tyre. Në listën që Muja e ka publikuar në Facebook, përmendet Mbrojtja Civile, e cila sipas tij është formuar nga Goran Rakiq, Igor Simiq, Slavko Simiq, Millosh Perovic, Nenad Gjuriq dhe Stevan Paviceviq.
Për këtë ka reaguar Lista Serbe, e cila thotë se kjo është një listë “për të persekutuar serbët”.
“Urrejtja e Albin Kurtit për çdo gjë serbe shkon deri aty sa publikon një listë të re për persekutimin e serbëve, ku përfshihen edhe vëllai dhe djali i presidentit Aleksandër Vuçiq, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me protestat demokratike dhe paqësore të popullit serb në barrikadat. Kështu, përfaqësuesi i Vetëvendosjes së Albin Kurtit, Armend Muja, ka publikuar një listë tjetër për persekutimin e serbëve nga Kosova, të cilën Kurti dhe ministrja e tij Sveçla me këmbëngulje përpiqen ta fshehin”.
Lista Serbe shkon më tej me pretendimin se me publikimin e kësaj liste nga Muja, po iu “rrezikohet drejtpërdrejt” jeta e serbëve të Kosovës.
“Pavarësisht përsëritjes së vazhdueshme të deklaratave të rreme dhe fshehjes së qëllimeve reale të Albin Kurtit, për të dëbuar serbët nga Kosova, detajet e atij plani zbulohen çdo ditë”.
“Kurtit nuk i mjaftoi kriminalizimi i Listës Serbe dhe lidershipit të saj pa asnjë provë, por shkoi një hap më tej dhe djali i presidentit Vuçiq, Danilo dhe vëllai i tij Andrej u bënë shënjestër e regjimit të Kurtit”.
Si zakonisht, Lista Serbe tentoi t’i përfshijë ndërkombëtarët në këtë çështje dhe u mundua që të arsyetojë vendosjen e barrikadave.
“Prandaj i bëjmë thirrje opinionit ndërkombëtar që urgjentisht dhe publikisht ta dënojë këtë persekutim të serbëve. Deklarata të tilla justifikojnë më drejtpërdrejt ekzistencën e barrikadave dhe qëndresën paqësore të popullit serb, i cili nuk pajtohet me lakun rreth qafës që Kurti ka menduar për ta”.
Të tjera
-
FSK nga 16 dhjetori me staf të ri kuzhinierësh, thotë ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga data 16 dhjetor ka f...
-
Drenasi, kampione në Grantin e Performancës Komunale, për herë të gjashtë radhazi
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se komuna që udhëhe...
-
Festat e fundvitit, trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan
Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbas...
-
Problemet me mungesën e energjisë elektrike, nesër banorët e fshatit Bardhosh organizojnë protestë
Shumë vende në Kosovë ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë e...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj tre personave për ryfshet, sekuestrohen 25 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj tre personave për keq...
-
Qeveria nesër e mban mbledhjen, por edhe pritjen e fundvitit me përfaqësues të medieve
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. ...
-
Pesë gazetarë të Gazës u vrạnë nga një sụlm izraelit që synonte një grup të armatosur
Një kanal televiziv palestinez thotë se pesë nga gazetarët e tij janë vrarë n...
-
“Kurth i sajuar”, Veliaj: Jam kallëzuar në SPAK nga një anonim që nuk ekziston
Kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj tha sot gjatë mbledhjes së Këshil...
-
Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasador...
-
Haradinaj: Mërgata jonë përveç suksesit në afarizëm, i ka ruajtur edhe lidhjet e forta me atdheun
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
BQK lansoi Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se në kuadër të angazhimit të ...
-
Çeku e Kurti takohen me stafin e klubit FC Liria
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njofton se së...