Lajme

Lirohet Princ Dobroshi

Autori: Halil Berisha 09:15 | 12 December 2019

Një rrahje ndodhi në rrugën “Lekë Dukagjini” të enjten e 7 Dhjetorit në Pejë.

Në fillim u arrestua një person, e dy ditë më pas, arrestohen edhe dy persona tjerë për veprën penale “Mbajtje e paautorizuzar e armëve” dhe “lëndim trupor”.

Njëri nga këta të arrestuarit, doli të jetë Princ Dobroshi, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ky i fundit, jo shumë larg nga tash, ishte një nga njerëzit më të rrezikshëm në disa shtete evropiane.

Atje, veçse mbajti dënim më burg, konsiderohej edhe ndër më të rrezikshmit, shkruan gazeta inFokus.

Por, i arrestuar, Dobroshi qëndroj për vetëm dy ditë.

Kjo pasi Gjykata Themelore në Pejë, më 11 Dhjetor, refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit.

Andaj ka caktuar masën alternative “Paraqitja në Stacionin Policor”, siç thuhet në komunikatë ndaj të pandehurve P.D dhe A.D, derisa Gazeta inFokus, mëson nga fjala është për Princ e Artan Dobroshin.

“Me datë 07.12.2019 rreth orës 12:54 minuta në Pejë me dashje e me përdorim të forcës i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit V.S në atë mënyrë që pas një zënke rreth parkingut të veturave dy të pandehurit e kishin goditur me grushta në kokë dhe në fytyrë viktimën dhe si pasojë viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore si shkak i lëndimeve të pësuara”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Pejës.

“Me këto veprime të pandehurit P.D dhe A.D kishin për të kryer në bashkëkryerje veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1 lidhur me nenin 31 të KPPRK-së”.

Kjo masë alternative është në kohëzgjatje prej një muaji./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera