Lajme

Lirohet polici i arrestuar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 22 February 2019

Në mungesë të provave, Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga paraburgimi njërin prej policëve të arrestuar para tre muajsh nën dyshimet se kishte lidhje me vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Këtë gjë e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, si dhe vet i liruari, Dragisha Markovic, shkruan Gazeta inFokus.

Markovic pas lirimit ka thënë për gazetarë se pas tre muajsh drejtësia ka fituar.

-Advertisement-

E prokurori Hoxha ka thënë se ai vet ka kërkuar që polici të lirohet pasi nuk kishte prova për të.

“Kam kërkuar që polici që ka qenë në vendin e ngjarjes të lirohet në mungesë të provave. Ndërsa, Marko Rosiç dhe Nedelkjo Spasojeviç kam kërkuar që t’i vazhdohet paraburgimi për dy të tjerët”, ka thënë prokurori Hoxha për Express.

Të tre u arrestuan në aksionin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri më 23 nëntor, ku synim kryesor ishte arrestimi i Milan Radojiciq.

Megjithatë, Radojiciq akoma është në arrati.

Ai përkundër arratisë u prit në takim si lider i Listës serbe, nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera