Lajme

Lirohet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës për Skijim

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 16 December 2023

Është liruar për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rruga Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalim”, tha ai.

-Advertisement-

Veseli bëri apel që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes”.

Ai tha tutje se shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore,

“Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruse të kompanisë për pastrimin e rrugëve”, tha ai për Telegrafin.

Mes tjerash, ai shtoi se policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është prezente në atë pjesë të rrugës.

“Për ç’do rast qytetarët mund të kontaktojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera