Lirohet “Papi Chulo”, shoferi i BMW-së që bëri lëvizje të rrezikshme në trafik

Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 05 April 2023
Është liruar 34-vjeçari R.H., shoferi i veturës BMW, ngjyrë e gjelbër, e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo pasi R.H., ka bërë vazhdimisht lëvizje në kryeqytet me muzikë me zë tejet të lartë, duke i shqetësuar qytetarët.
Ndonëse prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të, në drejtim të veprës penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, gjykata e ka refuzuar si të pabazuar.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se lidhur me rastin prokurori i shtetit ka lëshuar urdhëresë për sekuestrimin e veturës.
“Referuar pyetjes së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fillimisht është ndaluar i dyshuari, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, sipas KPRK-së, si dhe ndaj të njëjtit është kërkuar masa e paraburgimit, pranë Gjykatës kompetente.Po ashtu, lidhur me këtë çështje Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për sekuestrimin e veturës”, tha Ulaj për Express
Por, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, konfirmoi për Express se kërkesa e prokurorisë është refuzuar si e pabazuar dhe R.H., është liruar nga ndalimi.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së, me datë 01.04.2023 gjyqtarja e procedurës paraprake të kësaj gjykate, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, si e pabazuar, andaj i pandehuri R.H është liruar menjëherë nga ndalimi”, tha Gashi.
34-vjeçari u arrestua pasi u incizua duke bërë lëvizje të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Podujevë, kështu duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Policia ka konfirmuar se ndaj tij janë shqiptuar 225 gjoba për kundërvatje të ndryshme në trafik.

Të tjera
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...
-
Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje
Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku ...
-
Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro n...
-
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
(Radio Evropa e Lirë) – Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konf...
-
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndë...