Lirohet nga të gjitha akuzat personi që u dyshua për tentim-vrasjen e Mimoza Kusarit
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 27 June 2018
Gjykata e Apelit e ka liruar përfundimisht nga akuzat për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, Mikel Qupin.
Qupi akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasje të rendë të mbetur në tentativë të ish-kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe të Prek Radit.
Aktgjykim lirues ndaj Qupit kishte nxjerr edhe Gjykata Themelore në Gjakovë në dhjetor të vitit të kaluar, pasi që kishte vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme.
Mirëpo, me vendimin e Themelores nuk ishte ndarë e kënaqur PSRK-ja, e cila kishte ushtruar ankesë në Apel duke kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim.
Sipas pretendimeve ankimore të PSRK-së, thuhej se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale pasi dispozitivi i aktgjykimit, sipas prokurorisë, është i paqartë dhe në kundërthënie me vetveten dhe arsyetimin e aktgjykimit.
Po ashtu, PSRK-ja pretendonte se aktgjykimi i Themelores nuk është bazuar në faktet dhe provat e proceduara në shqyrtimin gjyqësor ashtu që nuk është vlerësuar çdo provë një nga një e në bazë të vlerësimit të provave të nxjerr përfundime të qarta dhe konkrete lidhur me faktet vendimtare por vetëm është konstatuar cilave prova gjykata ua ka falur besimin e cilave jo pa një arsyetim të bindshëm
Këto pretendimet të PSRK-së, gjykata e shkallës së dytë i ka refuzuar si të pabazuara.
“Gjykata e Apelit me vëmendje ka shqyrtuar aktgjykimin e shkallës së parë, ankesën e Prokurorisë si dhe shkresat e lëndës dhe vlerëson se aktgjykimi i atakuar me ankesë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. I njëjti ka të paraqitura arsyet për çdo pikë të aktgjykimit, është paraqitur qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte dhe për çfarë arsyesh i konsideron të vërtetuara apo të pa vërtetuara”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.
Tutje, sipas vlerësimit të Apelit, gjykata e shkallës së parë në aktgjykim ka dhënë arsyet për faktet vendimtare, ka arsyetuar secilën provë veç e veç duke i ndërlidhur me njëra tjetrën dhe duke e vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike
Sipas Apelit, nga shkresat e lëndës, nga dëshmitë e dëshmitarëve dhe palëve të dëmtuara nuk është arritur vërtetohet pretendimi i prokurorisë se i akuzuari ka bërë porositjen e vrasjes së Mimoza Kusari-Lilës dhe Prek Radit, pasi që nuk është vërtetuar as motivi apo arsyeja që i akuzuari të bëj një gjë të tillë, pasi nuk kishte pasur ndonjë kontest apo konflikt interesi me palët e dëmtuara.
Një gjë të tillë, sipas Apelit e vërteton edhe dëshmia e Mimoza Kusari-Lilës e cila kishte deklaruar se për herë të parë për të akuzuarin ka dëgjuar kur është njoftuar për rastin, se me të njëjtin nuk ka pas asnjë biznes, e as me ndonjë anëtarë të familjes së tij, e që nga kjo nuk mund të vërtetohet as edhe mundësia e të pasurit konflikt interesi
Po ashtu, Apeli e ka vlerësuar si të drejtë faktin se shkalla e parë nuk i kishte falë besimin dëshmitarit bashkëpunues Gramos Nokshiqit, pasi që dëshmia e tij është kontradiktore jo vetëm me deklaratën e tij, por edhe me dëshmitë tjera të administruara në shqyrtimin kryesor.
Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të datës 28 dhjetor 2015, me të cilën Mikel Qupi, akuzohej se në muajin korrik 2015, kishte planifikuar dhe angazhuar Gramoz Nokshiqin dhe Alberto Sheqerukaj, shtetas të Republikës së Shqipërisë, me qëllim të privimit nga jeta të dëmtuarin Prek Radi dhe ish-kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, duke iu premtuar shuma parash deri në 300.000 euro.
Me këtë rast së bashku me të lartcekurit akuzohen të kenë kryer veprën penale “vrasje e rëndë” e mbetur në tentativë lidhur me veprën penale bashkimi kriminal.
Po ashtu Mikel Qupi, akuzohej se deri në muajin korrik 2015, në lokalet e tij kishte poseduar pa leje armë të llojit snajper me dy palë dylbi, në revole “C.Zastava” dhe 400 gram eksploziv.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...