Fokus

Lirohet nga paraburgimi vozitësi i trenit që shkeli vajzën në Klinë, nis qarkullimi i tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 19 September 2019

Është liruar nga paraburgimi vozitësi i trenit i cili shkeli për vdekje një vajzë të mitur në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, Valon Prebreza, sekretar i sindikatës së pavarur të hekurudhave.

“Duam të ju njoftojmë që rreth orës 11 e 30 është liruar kolegu ynë nga paraburgimi dhe prej atij momenti që është liruar janë marrë të gjitha masat dhe procedurat që të fillohet transporti pa vonesa dhe të qarkullojnë në orarin e tyre të rregullit”, ka theksuar Prebreza.

-Advertisement-

Protestën e tyre për lirimin e makinistit nga paraburgimi, ai nuk e ka konsideruar si ndërhyrje në drejtësi.

Prebreza ka thënë se në asnjë vend të botës nuk arrestohet drejtuesi i trenit në rast se shkaktohet aksident.

“Nuk po e pengojmë drejtësinë për një arsye, sepse transporti hekurudhor ka përparësi ndaj çdo lloj transporti tjetër rrugor. Transporti hekurudhor me të gjitha ligjet ka përparësi ndaj transporteve të tjera rrugore. Atëherë qysh është e mundur të ndalet në paraburgim një person pa ndonjë shkak, pa ndonjë arsye. Nuk mundet një makinist me u ndal në paraburgim, qysh ata e kanë bo. Nuk është e drejtë. Nuk janë bazuar në asnjë ligj, asnjë ligj i Republikës së Kosovës nuk shkruan që mundet me u paraburgos makinisti. Sepse treni e ka një vijë të drejtë, nuk mund të bëhet devijimi as majtas as djathtas, e ka vinë e drejtë. Krejt çka mundet është me frenu”, ka deklaruar ai.

Prebreza ka thënë se kanë kontaktuar me drejtuesin e trenit pas lirimit të tij nga paraburgimi, mirëpo ai nuk ka dashur të flas si shkak i asaj që ka kaluar.

Sekretari i sindikatës u ka shprehur ngushëllime familjes së vajzës së mitur. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera