Lajme

Lirohet nga paraburgimi përfaqësuesi i invalidëve të UÇK-së në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 11 August 2018

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së në Gjilan është liruar nga paraburgimi. Ai mbrëmë është arrestuar derisa po shkonte në Maqedoni.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.Ky i fundit e ka anuluar konferencën e jashtëzakonshme që ishte paraparë të mbahet në orën 13 e 30.

“Meqë e kemi marrë lajmin nga familja e kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK ne Gjilan, Afrim Rexhepi për lirimin e tij nga paraburgimi në Maqedoni, ju njoftojmë se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka anuluar konferencën për media të paraparë në ora 13:30”, thuhet në njoftimin e komunës.

-Advertisement-

Sipas këtij njoftimi Afrim Rexhepi gjendet në Kumanovë për çështje procedurale dhe në momentin që vie në Gjilan, opinioni do të njoftohet me kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera