Lajme

Lirohet nga burgu Shaban Gogaj, i dënuari për vrạsjen e Agonis Tetajt

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 25 October 2024

Është liruar nga burgu, Shaban Gogaj, i cili më 9 tetor u dënua me 6 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetajt.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Gogajt, Besnik Berisha, i cili tha se klienti i tij është liruar dje.

“Është liruar. Lirimi ka ndodhur dje. Është liruar me vendim të Gjykatës Supreme”, tha Berisha për Klankosova.

-Advertisement-

Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.

Në vendimin e Apelit, i cili është marrë më 3 tetor 2024, thuhet se është aprovuar ankesa e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha përkitazi me vendimin mbi dënimin me burgim për pikën II të dispozitivit të aktakuzës, ndërsa aktgjykimi i Themelores u ndryshua sa i përket kësaj pike.

Agonis Tetaj ishte vrarë në shtator të vitit 2018 në vendin e tij të punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera