Lajme

Lirohet nga burgu Burdushi

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 22 January 2020

Është liruar nga burgu i ashtuquajturi mjek popullor, Hysri Peqani  i njohur si ‘Burdushi’, shkruan gazeta inFokus.

Kjo është bërë e ditur nga vet avokati i tij, Asdren Hoxha, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se një vendim i Gjykatës së Prizrenit me 8 nëntor të 2019-ës e kishte gjetur fajtor për mashtrim “Burdushin”.

-Advertisement-

Ai u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 5 mijë euro, të njëjtit gjithashtu me vendimin e asaj kohe të Gjykatës i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e ‘Burdushit’ pasi që Gjykata e Prizrenit e kishte shpallur fajtor në nëntor të vitit 2018 dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe gjobë 1,500 euro./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera