Lirohet nga akuza zyrtari i KEK-ut, akuzohej që i shkaktoi KEK-ut humbi afër 60 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 27 March 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim, të hënën, e ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, zyrtarin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Enver Hoxha.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Hoxha u shpall nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gazmend Bahtiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 janar 2018, të akuzuarin Hoxha e kishte liruar nga akuza, mirëpo, këtë rast, Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim më 17 maj 2019, me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë nuk kishte proceduar të gjitha çështjet për vërtetimin e fakteve vendimtare dhe nuk ka dhënë arsye lidhur me faktet vendimtare.
Në aktvendim të Apelit, thuhej se aktgjykimi i shkallës së parë rezulton të jetë i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384, paragrafi 1, nënparagrafi 1.12 i Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata e Apelit kishte sugjeruar që në rigjykim në cilësinë e dëshmitarëve të dëgjohen edhe dëshmitarët Nijazi Thaqi, Adil Jonuzi, Naim Sahiti e Arben Gjukaj.
Aktakuza e përpiluar nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor 2016, e ngarkonte të pandehurin Enver Hoxha, me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar”.
Sipas prokurorisë, në qershor të vitit 2013, i akuzuari në pozitën e projekt-menaxherit të divizionit për prodhimin e thëngjillit, në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka lejuar blerjen e 2 mijë e 464 bluzave nga operatori ekonomik “Ripten Enginnering”, me seli në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, këtë leje Hoxha e kishte dhënë pa i përfillur procedurat e Ligjit të Prokurimit Publik, duke vepruar kështu në kundërshtim edhe me kontratën në të cilën është thirrur.
Sipas prokurorisë, me këto veprime i kishte shkaktuar dëm KEK-ut, në shumë të përgjithshme prej 57 mijë e 164 euro e 80 centë.

Të tjera
-
Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmje...
-
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah jush
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tr...
-
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besni...
-
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e...
-
Ambasadori francez: Macroni, Scholzi e Borrelli caktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qar...
-
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë varë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga një pers...
-
Kurti: Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve – adresa për trysni është Beogradi
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja ...
-
BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dështimi për shtensionim do të ketë pasoja
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se zgjedhj...
-
Mediat lokale në Veri: S’ka njerëz para objektit të Komunës në Zubin Potok
Mediumi lokal që funksion në veri “Kontakt Plus Mitrovica” raporton se para n...
-
Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për vjedhje në një market
Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market. ...
-
Pushimet verore, ku janë çmimet më të ulëta e ku më shtrenjtë
Pushimet vjetore në jug të Evropës janë përgjithësisht më të lira për gjerman...
-
Situatë e qetë në Leposaviq
Situatë e qetë është të shtunën e 3 qershorit në komunën e Leposaviqit....