Lajme

Lirohet Naser Kelmendi

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 02 August 2018

Gjykata e Apelit me një vendim e ka liruar nga paraburgimi të akuzuarin për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar, Naser Kelmendin.

Avokati Besnik Berisha e ka konfirmuar rastin, i cili ka thënë për insajderin se klienti i tij është liruar nga paraburgimi.

Prej 1 shkurtit të këtij viti, Kelmendi ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

-Advertisement-

Ai është gjetur fajtor për pikën 8 të aktakuzës, e cila thotë se ai bashkë me tre burra të tjerë kanë vepruar në Bosnje e Hercegovinë, duke vënë në qarkullim 25 kg substancë narkotike të tipit heroinë. /inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera