Sport

LIROHET LIRIDON LECI

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 02 May 2017

Futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci është liruar pas arrestimit që i ishte bërë nga Policia e Kosovës të dielën në ndeshjen Besa-Prishtina.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Prishtinës.

Leci pas lirimin ka dhënë një deklaratë për uebfaqen e klubit ku është shprehur i shqetësuar me atë se çfarë ka ndodhur.

“Është absurde çfarë ka ndodhur, prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën. Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur”, ka thënë Leci./Insajderi.com

Klinika Zhan Mitrev i kërkon Prokurorisë sqarime, e dorëzon një kallëzim penal

Të tjera