Lajme

Lirohet kamioni nga Kosova që u bllokua mbrëmë në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 06 October 2021

Një kamion transit që transportonte prodhime nga Kosova për në Gjermani, mbrëmë është ndaluar nga autoritetet serbe, shkruan Gazeta Infokus.

Kamioni eksportonte prodhime nga Kosova, por që problemi ishte dokumenti i eksportimit që ky kamion mbarte me vete. Ndërsa pas zgjedhjes së problemit kamioni është liruar.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ku tha se kamioni është liruar mbrëmë pas zgjedhjes së problemit.

-Advertisement-

“Kamioni është liruar pasi që u heq  prej dokumentin RKS. Problemi ka qenë dokumenti i eksportit ku në të është shkruar RKS, në momentin që e kanë larguar nga dokumenti RKS e kanë lënë vetëm Kosova, atëherë e kanë lejuar edhe me kalu”, tha Panxha në një prononcim për Infokus-in.

Kujtojmë që mbrëmë për këtë çështje Astrit Panxha kishte reaguar në rrjetin social Facebook, ku kishte kërkuar edhe nga institucionet e Kosovës të reagojnë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera