Lirohet ish-drejtori i Krimeve Ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 20 September 2018
Gjykata e Apelit në Prishtinë, të enjten, ka liruar nga aktakuza Emin Beqirin ish-Drejtor i Krimeve Ekonomike i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se për dallim prej Beqirit, Gjykata ka kthyer lëndën në shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të akuzuarin tjetër Rrahim Hashimi i njohur në publik si sekseri.
Prokuroria Speciale e Kosovës në maj të këtij viti, kishte ngritur aktakuzë në lëndën penale të shenjëstruar si rasti “Sekseri”, kundër të akuzuarve Emin Beqiri në drejtim të veprave penale nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së, nenit 394 paragrafi 2 i KPRK-së, dhe nenit 386 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe Rrahim Hashimi në drejtim të veprave penale nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe 335 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.
Rasti “Sekseri” ishte aktivizuar pas raportimeve të “Kohës Ditore” rreth 1 vit më pare, ku ishin publikuar dëshmi dhe audioincizime që pretendohej se Emin Beqiri, ish- drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës së bashku me Rrahim Hashimin, i cili edhe ishte arrestuar, kërkonte para për mbylljen e një hetimi. Sipas raportimeve dhe më vonë aktakuzës, Beqiri takohej shpesh me sekserin për ta mbyllur këtë rast.
“Koha Ditore” pati raportuar se Rrahim Hashimi, kishte shërbyer si sekser i Policisë së Kosovës për mbylljen e hetimeve me ryshfet, ku për disa takime shkruante se ekzistojnë edhe incizime.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...