Lajme

Lirohet i akuzuari për veprën “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 13 December 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se është liruar i akuzuari N.A, për veprën “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, i njëjti është liruar pasi që gjykata nuk ka gjetur prova.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.A për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

“I akuzuari N.A është liruar nga akuza konform dispozitës 364, pasi që gjykata nuk gjeti prova për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën ka qenë i ngarkuar sipas Prokurorisë”.

-Advertisement-

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera