Lajme

Lirohet edhe një tjetër serb i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 19 July 2023

Është liruar edhe serbi tjetër Urosh Vukashinoviq, i cili ishte arrestuar para një muaji pasi dyshohej për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Lajmin e ka konfirmuar për KoSSev avokati i tij ligjor, Nebojsha Vlajiq.

Ai ka thënë se Vukashinoviq është liruar me kusht.

-Advertisement-

Po, U.V. do të lirohet me kusht sot. Aktualisht jemi duke i zgjidhur dokumentet lidhur me këtë dhe ai do të lirohet gjatë ditës.” – ka thënë Vlajiq.

Vukashinoviq ishte arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj gazetarëve më 16 qershor në Leposaviq.

Ndërkohë, edhe të martën është liruar një serb tjetër i cili ishte i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera