Lajme

Lirohet DJ-i i Noizyt, Bahtjar Bajraktari

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 24 October 2024

Është liruar Bahtjar Bajraktari, i njohur për publikun si DJ Crax.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor.

“I njëjti me urdhër-arrest të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka qëndruar mbi 70 ditë në paraburgim atje. Është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë dhe i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë pas intervistimit dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Nikçi për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Crax dhe Noizy u arrestuan pak muaj më parë në Pejë pas një sherri në një klub të njohur, ndërkaq Stresi i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast vazhdon të jetë në arrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera