Fokus

Lirohet “Curri” nga paraburgimi, me 50 mijë euro

Autori: Halil Berisha 16:21 | 11 October 2019

Ismet Osmani, i njohur si “Curri”, është liruar nga paraburgimi.

“Curri”, ishte arrestuar në rezidencën e tij në lagjën “Marigona”, para pesë muajsh nën dyshimin për fajde.

Për aksionin i cili rezultoi me arrrestimin e tij, kishte folur edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili kishte thënë që operacioni ishte planifikuar shumë moti, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ndërsa, Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka konfirmuar për gazetën inFokus, se Ismet Osmani “Curri”, është liruar nga paraburgimi.

Kjo, sipas saj erdhi pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ku të pandehurit i zëvendësohet masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 50 mijë euro.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 11.10.2019 për ndryshimin e masës se paraburgimit me ndërprerjen e paraburgimit dhe zëvendësimin me masën e dorëzanisë për të pandehurin I.O. Lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjyqtarja e procedurës paraprake sot me datë 11.10.2019 ka aprovuar propozimin  e Prokurorisë  Themelore në Prishtinë që të pandehurit I.O  ti zëvendësohet masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 50.000.00 ( pesëdhjetëmijë) euro.

“Gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit si masë më e rëndë, me masën e dorëzanisë si masë më e butë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë”.

Për “Currin”, më herët kishin shkruar edhe mediat botërore, ku rrjeti për gazetari hulumtuese OÇRP, në vitin 2015 kishte publikuarnjë hetim të gjatë të titulluar “Ngritja e krimit të organizuar nga Ballkani në Pragë”, e ku një ndër personazhet kryesore është vet Ismet Osmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera