Sport

Lirohet Armir Grima, nuk ka prova se ish-trajneri shiti ndeshjet

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 22 October 2019

Armir Grima, ish-trajneri i kombëtares së femrave në futboll dhe ish-portier i Vllaznisë, i arrestuar së bashku me grupin Bajri, është liruar sot nga Gjykata e rrethit Shkodër.

Prokuroria e këtij rrethi ka verifikuar se ai nuk ka kryer veprën penale të shitjeve të ndeshjeve për të cilën qëndronte me masën detyrim paraqitje prej disa muajsh.

Grima u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtar i grupit Bajri, i dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Por këto akuza nuk janë provuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera