Lajme

Lirohet Armir Grima, nuk ka prova se ish-trajneri shiti ndeshjet

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 22 October 2019

Ish trajneri i kombëtarës për femra në futboll, dhe ish-portier i Vllaznisë, Armir Grima, i arrestuar së bashku me grupin Bajri, është liruar sot nga Gjykata e rrethit Shkodër.

Prokuroria e këtij rrethi ka verifikuar se ai nuk ka kryer veprën penale të shitjeve të ndeshjeve për të cilën qëndronte me masën detyrim paraqitje prej disa muajsh, shkruan gazeta inFokus.

Grima u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtar i grupit Bajri, i dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Por këto akuza nuk janë provuar./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera