Lajme

Lirohet Alil Demiri, i gjykuar për rastin “Mostra”

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 25 August 2023

Alil Demiri i gjykuar  për rastin “Monstra” është liruar sot, i cili të enjten ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte një flet-arrest ndërkombëtar. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.

“Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argmenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kerkesa”.

“Alil Demiri tashmë është i lirë”, deklaroi avokati i tij, Besnik Berisha.

-Advertisement-

Ndryshe të enjten është arrestuar Alil Demiri në Kosovë, i gjykuar për rastin “Monstra”. Sipas njoftimeve të para 38-vjeçari i Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë.

Alil Demiri së bashku me Afrim Ismailoviq pas vrasjes në Smillkovcë ishin arratisur për në Republikën e Kosovë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera