Lirohet 4-vjeçarja amerikane nga Hamasi, Biden: Shpresoj të lirohen të gjithë pengjet

Autori: Gazeta inFokus
08:48 | 27 November 2023
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se vajza amerikane 4-vjeçare e rrëmbyer nga Hamasi është mes pengjeve të liruara.
“Ajo është e lirë tani në Izrael”, tha Biden, duke shpresuar se amerikanët e tjerë do të lirohen së shpejti.
Abigail Idan mbushi 4 vjeç vetëm dy ditë më parë. Lirimi i saj u njoftua më herët nga këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, duke folur për rrjetin televiziv NBC. “
“Ne kemi arsye të besojmë se një peng amerikan do të lirohet sot. Por ne nuk mund ta dimë me siguri derisa ta shohim atë të sigurt jashtë Gazës”, shtoi ai.
Fëmija u rrëmbye më 7 tetor nga Hamasi. “Ajo pa prindërit e saj duke u vrarë para syve të saj,” tha Sullivan.
Në konferencën e tij për shtyp nga Massachusetts ku ndodhet, Presidenti Biden konfirmoi se së shpejti do të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai tha se qëllimi i tij është të vazhdojë armëpushimin edhe përtej të hënës, të paktën për sa kohë që njerëzit janë lirua.
“Ne nuk do të ndalojmë derisa të gjithë pengjet të kthehen te të dashurit e tyre”, tha presidenti.

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...