Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 12 July 2024
Të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016, u shpallën të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Podgoricë
Të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016, u shpallën të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Podgoricë.
Vendimin e mori një trup gjykues prej tre anëtarësh i gjyqtarit Zoran Radoviq.
“Nuk kishte asnjë provë se të akuzuarit ishin fajtorë për veprat për të cilat ngarkoheshin, kështu që ata lirohen nga akuzat”, tha Radoviq.
Vendimi liroi shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar për organizimin dhe financimin e ndryshimit të dhunshëm të Qeverisë në Mal të Zi.
Gjithashtu u liruan udhëheqësit e Frontit Demokratik pro-rus, Andrija Mandiq – kryetar aktual i Kuvendit të Malit të Zi – dhe deputetët Millan Knezheviq dhe Mihajllo Çagjenoviq, pastaj gjenerali në pension i xhandarmërisë serbe, Bratisllav Dikiq, si dhe shtatë shtetas të tjerë serbë, të arrestuar në ditën e zgjedhjeve më 2016.
Gjykatësi Radoviq tha se që dikush të shpallet fajtor, duhet të ketë fakte të sigurta dhe “të tilla nuk ka”.
“Armë nuk kanë hyrë kurrë në Mal të Zi. Pajisjet që është dashur të përdoren për të hyrë me forcë në Kuvend, nuk janë futur në Mal të Zi. Dhe, pretendimi se njësitë speciale është dashur të qëllojnë në policinë malazeze, nuk është vërtetuar”, tha ai.
Në shpalljen e aktgjykimit nuk morën pjesë as prokurorët specialë dhe as të akuzuarit, por vetëm avokatët mbrojtës.
Prokuroria Speciale pritet ta apelojë vendimin.
Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Lartë në një proces që zgjat që shtatë vjet, i bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, e cila i ngarkonte të pandehurit për tentativë terroriste për të rrëzuar Qeverinë me dhunë, në vitin 2016.
Të gjithë të akuzuarit u dënuan në shkallë të parë në vitin 2019 me gjithsej 70 vjet burg.
Dy vjet më vonë, Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim dhe urdhëroi gjykim të ri.REL

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...






























