Lajme

Lirohen shtatë banesa të uzurpuara të NPB-së

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 11 July 2018

Dje, Ndërmarrja Publike Banesore ka zbatuar konkluzionin për përmbarim P.nr. 113/2016 dt. 07.06.2018 të nxjerrë nga përmbaruesi privat.Me rastin e këtij përmbarimi u liruan shtatë banesa të cilat ishin të uzurpuara nga viti 1999, dhe për të cilat Ndërmarrja Publike Banesore kishte ngritur Padi në vitin 2002, për lirimin e tyre. Banesat e liruara gjendën në rrugën Eçrem Qabej përkatësisht Lamela-5, Hyrja 7.

Ndërmarrja Publike Banesore pas lirimit të këtyre banesave thotë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të përfundimit të punimeve dhe dorëzimin e tyre bashkuesve të mjeteve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera