Lajme

Lirohen dy politikanët serbë, përfundon protesta në veri

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 08 August 2024

Protestuesit e mbledhur para stacionit policor të Mitrovicës së Veriut u shpërndanë pasi autoritetet liruan dy politikanët serbë, që u arrestuan më herët gjatë 8 gushtit.

Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër.

Kjo shtyri serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut që të protestonin. Në mesin e protestuesve kishte edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

-Advertisement-

“Arsenijeviq u arrestua për pengim të një zyrtari gjatë kryerjes së detyrës dhe për mosdëgjimin e urdhrave të policisë.Ne kemi marrë informacionin në jug, prokurori është aty dhe thotë se do të marrë deklaratën e tyre, do të ndiqet procedura normale dhe ata do të lirohen deri në orën 18:00”, tha më herët zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për gazetarët në Mitrovicë të Veriut./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera