Lajme

Lirimi i Haradinajt, vijnë reagimet e para nga mediat serbe

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 27 April 2017

Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrit, Ramush Hardinaj.

Siç ka thënë edhe vetë Haradinaj, ai pritet të kthehet sot në Kosovë.

Ndërkohë reagimet e para kanë ardhur edhe nga mediat serbe.

-Advertisement-

Derisa disa nga to kanë qenë më të kujdesshme, duke e raportuar si një “lajm normal”, disa të tjera kanë reaguar më ashpër.

“Krimineli Haradinaj i lirë: Vendim i turpshëm i gjykatës franceze”, shkruan portali serb, Telegraf.rs.

“Refuzohet kërkesa serbe për ekstradim: Ekzekutuesi Haradinaj është i lirë!”, është titulli i Kurir.rs.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera