Lajme

Lirimi i Haradinajt, festa e qytetarëve duke u futur me veturë përmes shesheve të Prishtinës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 27 April 2017

Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrit, Ramush Hardinaj.

Siç ka thënë edhe vetë Haradinaj, ai pritet të kthehet sot në Kosovë.

Ndërkohë, qytetarët festën e tyre e kanë shprehur në mënyra të ndryshme – disa përmes postimeve në Facebook, e madje disa duke u futur me veturë në mes të sheshit të Prishtinës.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

-Advertisement-

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera