Sport

Lirim Kastrati “xhokeri” i kombëtareve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 27 August 2020

Lirim Kastrati ka debutuar me gol te Dinamo e Zagrebit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

22-vjeçari u inkuardua në lojë në pjesën e dytë dhe realizoi golin e dytë për skuadrën kroate ndaj Clujit.

Dinamo kaloi në rrethin e tretë, duke triumfuar ndaj ekipit rumun pas ekzekutimit të penalltive.

-Advertisement-

Kastrati kishte shënuar në Ligën e Kampionëve edhe me të rinjtë e Lokomotivës se Zagrebit.

Forma e mirë e Kastratit në vazhdimësi ka bërë që ai të ftohet edhe nga Kombëtarja e Kosovës A dhe U21, duke u përdorur si “xhoker” nga Bernard Challandesi dhe Rafet Prekazi.

Ai do të luajë me 4 shtator me Kosovën U21 kundër Anglisë U21, kurse me 6 shtator është i ftuar nga Kosova A për duelin me Greqinë.

Ajo që e veçon këmbëshpejtin nga Hogoshti i Kamenicës është se nuk refuzon të luajë për “Dardanët”, aty ku i kërkohet.

Në fakt, Kastrati është ndër lojtarët e paktë që ka luajtur për Kosovën U19, U21 dhe Kombëtaren A, duke kaluar nëpër grupmoshat e reja e deri te ekipi i parë.

Sulmuesi i krahut është ndër lojtarët e rrallë që pasi ka luajtur për Kosovën A, është kthyer sërish te grupmosha U21, ku vazhdon të mbetet lider i ekipit.

Së fundmi, rrugën e Kastratit e kanë ndjekë edhe Florent Muslija dhe Arbenit Xhemajli.

Te Kosova ka pasur dhe ka lojtar të cilët nuk pranojnë që nga Kombëtarja A të kalojnë te U21.

Kastrati ka deklaruar vazhdimisht në mediat kosovare se do të luajë aty ku i kërkohet.

“Nuk e kam aspak problem. Për Kosovën luajë aty ku më kërkohet. Çdoherë jam i gatshëm të luajë për Kosovën”, kishte thënë Kastrati.

Në janar të këtij viti, ylli i ri i “Dardanëve” nënshkroi kontratë pesë-vjeçare me Dinamo Zagrebin. Deri në gusht, ishte te Lokomotiva si i huazuar, kurse Dinamos i kushtoi 2.1 milionë euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera