Sport

Lirim Kastrati: Për Kosovën do luaja edhe portier

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 11 October 2020

Kosova e ka pësuar humbjen e radhës në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Kësaj radhe ‘Dardanët’ janë mposhtur në ‘Fadil Vokrri’ nga Sllovenia me rezultat minimal 1-0.

Pas ndeshjes ka folur edhe sulmuesi i ri, Lirim Kastrati, i cili pati rastin të paraqitej në këtë takim për 15 minuta.

-Advertisement-

Ai tha se Kosova po kalon në fazë të keqe që i ndodhë çdo skuadër, derisa shtoi se është i gatshëm të luaj edhe portier për kombëtaren e tij.

“Unë kam ardhur këtu për Kosovë, do të mbarojë edhe ndeshjen e mërkurës dhe pastaj do të largohem. Normal, me thanë përformancë e mirë nuk mundem të themi. Çdo skuadër ka fazën e keqe, neve na ka ardhur faza e keqe. Unë për Kosovës do të luaja edhe portier, por kjo është detyra e trajnerit”, deklaroi Kastrati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera