Sport

Lirim Kastrati: Niveli i vetëbesimit më është rritur, sot kam bërë një ndeshje të mirë

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 18 November 2020

Pas fitores së Kosovës ndaj Moldavisë ka folur edhe golashënuesi i vetëm i këtij takimi, Lirim Kastrati, shkruan Gazeta inFokus.

Kastrati shënoj golin e tij të parë me kombëtaren A në minutën e 30-të, duke ia siguruar kështu Kosovës fitoren, si dhe vazhdimin në Ligën C.

Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit ka deklaruar që i është rritur niveli i vetbesimit, pas ndeshjes së sotme.

-Advertisement-

“Kam pas temperaturë para lojës dhe s’kam qenë bash mirë, pas 10 ndeshjeve fituam, s’ka lidhje a kam dhënë gol a jo, por është kthyer atmosfera që e kemi pas më herët.

Është një ndjenjë shumë e mirë që shënova, por jo vetëm unë, por gjithë ekipi ka bo ndeshje të mirë. Çdo kombëtare tani po bën futboll të mirë dhe sot është vështirë të fitosh ndeshje me lehtësi.

Niveli i vetëbesimit më është rritur. Sot kam bërë një ndeshje të mire, por s’jam i kënaqur se kam mujt me bo gola tjerë dhe të bëjë aksione tjera. Sot kemi bërë një fitore me rëndësi dhe na është rikthyer atmosfera e mirë”, ka përfunduar Kastrati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera