Sport

Lirim Kastrati flet pas ndeshjes me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 14 October 2020

Pas ndeshjes së Kosovës me Greqinë, që përfundoj me rezultat 0-0 ka folur sulmuesi Lirim Kastrati, shkruan Gazeta inFokus.

Kastrati ka thënë që futbollistët nuk janë të kënaqur me barazim.

Tutje ai ka treguar se i ka munguar vetëbesimi për shkak të minutave të pakët që ka pasur.

-Advertisement-

“Normal, si unë, si secili kemi dëshirë të ndihmojmë kombëtaren me paraqitje sa më të mira dhe të shënojmë gol, por sot sikur në shtatë ndeshjet e fundit, fati nuk është me ne. Sot kishim ndeshje të vështirë ndaj kombëtares së Greqisë e cila dihet sa është e fortë. Nuk na ecën. Kishim shanse unë, Benjamini, Learti, por nuk shënuam.

Më vjen mirë që bëmë një paraqitje të mirë. Nuk jemi të kënaqur me barazim, por do të tentojmë më mirë”.

“Nuk kam luajtur ndeshjet e fundit me kombëtaren dhe nuk kisha vetbesim. Po të kisha më shumë minuta do të kisha më shumë besim. Nuk kisha minuta dhe isha i ngurtë. Ky është faji im, jo i dikujt tjetër. Besova se ishte më mirë të pasoja sesa të gjuaja. Më vjen keq që nuk shënuam.

Ky është një rezultat i mirë të themi pas kritikave. Treguam karakter të fortë me gjithë mungesat, por djemtë që luajtën treguan karakter dhe luajtën me zemër, dhanë çfarë mundën”, ka thënë Kastrati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera