Sport

Lirim Kastrati flet pas fotografisë së postuar me një vajzë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 19 November 2020

Heroi i ndeshjes së mbrëmshme, Lirim Kastrati, i cili shënoj golin e vetëm të fitores ndaj Moldavisë, ka reaguar pasi fotografisë së postuar me një vajzë, shkruan Gazeta inFokus.

Kastrati ka kërkuar që jeta e tij të mbetet private, edhe pse ai është person publik.

“E di që jam fytyrë publike por kam qef gjanat private me i mbajtë. Nëse hedhi një fotografi, e hedhi për qef temin. Dua që jetën private me mbajte pak anash edhe mu fokusu edhe njerëzit me më njoftë përmes futbollit jo përmes jetës private”, ka deklaruar sulmuesi pas ndeshjes.

-Advertisement-

Futbollisti nga Hogoshti si duket është në lidhje me modelen kroate, Anđela Šimac, pasi ditë më parë postoj një fotografi në instastory më modelen në krahë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera