Lajme

Liridona dhe Naimi kishin bërë kërkesë për divorc në Suedi (dokument)

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 05 December 2023

Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademajt të mërkurën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë tronditi vendin.

Fillimisht, Policia e Kosovës rastin e kishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, kurse dy ditë më vonë, policia kishte njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për rastin.

Bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, Granit Plava – i cili dyshohet se kreu vrasjen “me porosi”, si dhe Kushtrim Kokalla si personi i tretë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

-Advertisement-

Në një dokument që ka siguruar KosovaPress, konfirmohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në një gjykatë suedeze.

Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi që brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri s’kishin shkuar për të konfirmuar se duan divorci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera