Sport

Liridon Leci tregon se kur do të kthehet në fushat e blerta

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 16 March 2021

Mbrojtësi i njohur kosovar, Liridon Leci, me shumë bujë u transferua nga Drita te Llapi gjatë verës, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, lëndimi që e pësoi Leci para fillimit të kampionatit, e la atë jashtë fushave të blerta për muaj të tërë.

Ai që nga transferimi në ‘Zahir Pajaziti’ nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Llapin.

-Advertisement-

Liridon Leci në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se shumë shpejtë do të kthehet në fushat e blerta.

“Jam duke punuar maksimalisht dhe besoj që shumë shpejtë do të rikthehem në fushat e blerta. Besoj që në muajin prill do të filloj të luaj përsëri”, deklaroi Leci.

Mbrojtësi i majtë në tri vitet e fundit ka fituar dy herë titullin kampion me Dritën dhe më përvojën e madhe që e ka mund ta ndihmoj Llapin në Kupën e Kosovën si dhe në kampionat./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera