Sport

Liridon Leci: Nuk kemi frikë nga Drenica, luajmë në shtëpi dhe presim fitoren e radhës

Autori: Erion Maliqaj 18:39 | 27 February 2020

Skuadra e Dritës po kalon formë fantastikë në stinorin pranveror, duke realizuar dy fitore në dy takimet e para në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit duelin e tretë e luajnë në shtëpi ndaj Drenicës që nuk është në formë, pasi ka humbur dy takimet e para në pranverë.

Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës zhvillohet të premten nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

-Advertisement-

Për para kësaj sfide për Gazetën inFokus ka folur mbrojtësi i Dritës, Liridon Leci, i cili ka thënë se nuk kanë frikë nga Drenica dhe se luajnë për fitoren e tretë radhazi në pranverë.

“Normalisht jemi përgatitur, sepse është ndeshje shumë e vlefshme për neve. Luajmë si vendas edhe e kemi për detyrë të fitojmë”, tha fillimisht Leci.

Ai tha se nuk kanë frikë nga Drenica dhe se ‘drenicakët’ se pari duhet të mendojnë se si ti fitojnë ndeshjet si vendas e tani të pretendojnë të triumfojnë si mysafir.

“Frik? Pse të kemi frik nga kush frik? Drenica pikë se pari duhet të mendoj si ti fitoj ndeshjet si vendas, sepse lenë pikë si vendas edhe të pretendoj të fitoj si mysafir, e sidomos në Gjilan kur dihet që ambienti është i zjarrtë do ta këtë shumë të vështirë”, theksoi mbrojtësi i Dritës për inFokusin.

Fotografia e Liridon Leci

Leci tutje tregoi se nuk i interesojnë ndeshjet e skuadrave tjera, ai vetëm synon fitoren e radhës.

“Ne duhet të shohim ndeshjet tona dhe jo kundërshtarët se çka bëjnë. Ne duhet ta kryejmë detyrën tonë nesër si vendas duhet ta bëjmë fitoren e 3 radhazi dhe të presim ndeshjen e radhës me Ballkanin te mërkurën”, pohoi 35 vjeçari.

Për fund prishtinasi tha se nuk është Oktapod për ta qëlluar rezultatin e ndeshjes, por e rëndësishme është fitorja e radhës e skuadrës së Dritës.

“Rezultatin nuk mund ta di sepse s’jam Oktapod, mirëpo ajo çka është e rëndësishme është fitorja jonë e radhës”, përfundoj Liridon Leci.

Drita pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara renditet e dyta me 37-të pikë, tri me pak se Ballkani që kryeson./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera