Sport

Liridon Latifi te klubi i panjohur për 1 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 14 August 2017

Skënderbeu dhe Latifi do të ndahen pas ndeshjeve me Dinamon e Zagrebit dhe në klub e kanë bërë me dije se marrëveshja për shitjen e mesfushorit është arritur prej kohësh.

Edhe vetë lojtari e pat pranuar diçka të tillë, por ka refuzuar të zbulojë emrin e ekipit të ri. Tashmë gjithçka ka dalë në dritë, teksa ditën e djeshme ai nuk ka qenë nën urdhrat e trajnerit Daja.

ipas asaj që raporton shtypi i shkruar sportiv, Latifi sezonin e ardshëm do të luajë në Hungari, ku do të bashkohen me Pushkash Akademi shkruan “Panorama Sport”, klub i ngjitur në elitën e futbollit hungarez së fundmi.

-Advertisement-

Për kartonin e mesfushorit nga Prishtina janë paguar 1 milionë euro, një shumë e konsiderueshme, që i jep frymëmarrje korçarëve nga ana financiare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera