Sport

Liridon Krasniqi kthehet nga lëndimi, shënon dy herë dhe feston me shqiponjë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 19 August 2018

Futbollisti Liridon Krasniqi ka ndihmuar skuadrën e tij Kedah FA të shënojë fitore në përballjen ndaj MIFA FC me rezultat 3-2 në Kupën e Malajzisë.

Krasniqi, i cili ka qenë i lënduar për disa javë, në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit ka shënuar dy herë, raporton Koha.net.

Golin e parë e shënoi nga pika e bardhë e penaltisë, ndërsa të dytin pas një aksioni të cilin e nisi dhe e përfundoi vetë – e nuk mungoi as festa me simbolin e shqiponjës nga ana e tij.

-Advertisement-

Këto dy gola, dhe një gol nga bashkëlojtari i tij Sandro Da Silva, mjaftuan që skuadra e kosovarit të shënojë fitore. Aktualisht, skuadra e Krasniqit gjendet në pozitën e 3-të në Grupin C me 4 pikë, sa ka edhe pozita 2, ndërsa javën që vjen do të përballet sërish me skuadrën MIFA FC si mysafir, skuadër kjo e cila kryeson Grupin C.

Më pas, Kedah ka edhe dy ndeshje për të shpresuar që të shkojë tutje në Kupën e Malajzisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera