Sport

Liria ka një kërkesë për tifozët

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 13 March 2018

Të mërkuren me 14.03.2018 në ora 14.00, në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, në Prizren, Liria i bënë konak rivalit lokal, Vëllaznimit.

Për ndeshjen që është e vlefshme për javën e 23-të, të Vala Supërligës së Kosovës, ka një interesim të madhë nga të dyja qytetet, sidomos pas formës së mirë që po kalojnë skuadrat.

Liria dhe Vëllaznimi, janë ekipe që kanë ambicie të kundërta, në këtë duel. Përderisa gjakovarët e kanë mbijetesën objektiv, Liria synon vetë kreun.

-Advertisement-

Kjo aspiratë ka qenë nga fillimi i stinorit, por tashmë me dy fitoret rreshtë, ndaj Feronikelit përkatësishtë Llapit në transfertë, Liria ka rritur ambiciet.

Meriton Korenica e Alush Gavazaj, do të kthehenë në përbërjen bazë, pasiqë munguan lojën me Llapin, shkaku i suspendimit me karton. Ndërsa, mungon Florent Avdyli, që vuan ndëshkimin me kartonë.

‘Pres që të mërkuren shkallët e stadiumit të jenë plotë, e ne t’i gëzojmë adhuruesit tanë me fitore. Do të jetë vështirë, por ne kemi synimin e qartë, tre pikët e reja.Besoj që kemi kapur formën dhe me ndihmën e publikut dhe angazhimin ton në fushë të marrim maksimumin’, ka thënë Artur Magani, golëshënuesi më i mirë i ‘bardhezinjëve’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera