Sport

Liria i shkruan letër Lazios pas transferimit të Muriqit

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 16 September 2020

Klubi i Lirisë së Prizrenit i ka shkruar një letër zyrtare Lazios që së fundmi transferoj futbollistin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi, që në fillimet e karrierës ishte pjesë e Lirisë, falë punës dhe përkushtimit të tij të madh tashmë ka bërë një hap gjigand në karrierë, duke nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin e madh italian, Lazion.

Në letrën e Lirisë drejtuar Lazios ndër të tjerash klubi kosovar thotë që Vedat Muriqi ka luajtur për Lirinë për herë të parë si futbollist profesional.

-Advertisement-

Liria ka kërkuar nga Lazio që të përfshihet në shumën që i takon në këtë transfer, sipas rregullores mbi transferimin e lojtarëve.

Më poshtë keni letrën e prizrenasve drejtuar italianeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera