“Liria e lëvizjes, energjia, targat”, cilat tema u diskutuan në takimin e Brukselit mes kryenegociatorëve
Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 18 December 2024
Kosova dhe Serbia janë dakorduar dje në Bruksel për termat e referencës për Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur.
Sa i përket Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit, Kosova ka theksuar nënshkrimin dhe zbatimin në tërësi të tyre.
“Nga ana tjetër shtoi se Serbia vazhdon të mos e pranojë të njëjtën dhe ta mohojë atë duke mos bërë asnjë hap drejt fillimit të zbatimit të marrëveshjes”, thuhet në komunikatë.
Përveç këtyre temave, në takimin mes kryenegociatorëve janë diskutuar edhe tema të tjera.
Liria e lëvizjes, energjia e çështja e targave janë disa nga temat për të cilat është folur në dialog.
“Në vijim, u trajtuan tema të tjera ndër të cilat edhe liria e lëvizjes, IBM, regjistrimi i fakteve të gjendjes civile në institucionet e Republikës së Kosovës, shërbimet noteriale, energjia, zbatimi i marrëveshjes për targat, harmonizimi i certifikatave veterinare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Emisari Lajçak mirëpriti vendimin e qeverisë për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile për serbët e Kosovës.
“Ndërkohë në takimin trilateral në nivel të kryenegociatorëve, zëvendëskryeministri Bislimi përsëriti qëndrimin konstruktiv të Kosovës në ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e Implementimit. Përgjatë takimit, ai ngriti edhe çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku së fundmi Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian ka njoftuar në orët e vona mbi rezultatin e arritur në takimin e djeshëm.
Në njoftim thuhet se pas negociatave të gjera të kryesuara nga Lajçaku, kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, “ranë dakord në Bruksel për termat e referencës për krijimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në bazë të Deklaratës për Personat e Zhdukur të miratuar nga presidenti i Serbisë Alleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 2 maj 2023”.
Në këtë njoftim thuhet se Komisioni i Përbashkët i kryesuar nga Lajçaku do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur.
“Për identifikimin e vendeve të varrezave dhe gërmimet pasuese; Për aksesin në informacione të sakta dhe të besueshme, duke përfshirë të gjithë dokumentacionin përkatës vendas dhe ndërkombëtar, përdorimin e të dhënave satelitore, Dritën dhe Zbulimin dhe Rangimin (LIDAR) dhe teknologjinë e avancuar për zbulimin e varrezave masive; Dhe respektimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e Shërbimit të Jashtëm të BE-së.
Komisioni i Përbashkët gjithashtu thuhet se do të monitorojë dhe mbështesë Kosovën dhe Serbinë në avancimin e bashkëpunimit të tyre nën Grupin Punues për Personat e Zhdukur të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK).
“BE-ja mirëpret që Kosova dhe Serbia riafirmuan se çështja e Personave të Zhdukur është një shqetësim humanitar dhe theksuan nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të mbyllur rastet për familjet e prekura dhe komunitetin e gjerë. Nga 6,065 rastet e personave të zhdukur në periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, 1,607 mbeten të pazgjidhura”.
“BE-ja vlerëson të dyja palët për angazhimin dhe qasjen e tyre konstruktive, e cila bëri të mundur rezultatin e sotëm. Lehtësuesi i BE-së ftoi palët të emërojnë përfaqësuesit e tyre përkatës për takimin e parë deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm, siç përcaktohet në Termat e Referencës”, thuhet më tej në komunikatë.
BE-ja tha se progresi i sotëm është një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën e Normalizimit.
“Është në dobi të drejtpërdrejtë të njerëzve në Kosovë dhe Serbi. BE-ja u kërkon të dyja palëve që të fillojnë punën e zbatimit të Marrëveshjes në tërësi”, u tha në komunikatën e Shërbimit të Jashtëm të BE-së.
Të tjera
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i përzuri nga shtëpia familjarët
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëve...
-
Osmani: Nëse ka meritokraci në BE, duhet të merren hapa konkretë për integrimin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Republikën e...
-
VIDEO|“Espresso me Bedri Hamzën”: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat
Bedri Hamza i ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë. Në një video që e ka ...
-
Ish-deputeti i VV-së: Ka një zhgënjim masiv ndaj Lëvizjes Vetëvendosje
Ish deputeti Salih Salihu ka treguar për aktivitetin e tij në Vetëvendosje. ...
-
Policia jep detaje për djẹgien e veturës tek “Rruga B”, në Prishtinë
Një veturë sot tek “Rruga B”, në Prishtinë është kapluar nga flakët, shkruan ...
-
Digjẹt një veturë te “Rruga B”, në Prishtinë (PAMJE)
Një veturë dyshohet se është djegur tek “Rruga B”, në Prishtinë, shkruan Gaze...
-
Sot mbahet seanca e marrëveshjes së fajësisë nga Haxhi Shala
Haxhi Shala ka pranuar fajësinë, me marrëveshjen e arritur për caktim të dëni...
-
Shkaktoi qëllimshëm aksident për përfitim të sigurimit, kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për të pandehurin
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditës...
-
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe kryeministri Edi Rama vijnë në Prishtinë
Kuvendi i Shqipërisë publikoi programin e seancës së përbashkët plenare m...
-
Dhụnohet një grua në Malishevë, arrestohet i dyshuari
Një grua nga Malisheva dyshohet se është dhunuar nga një burrë, shkruan Gazet...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Osmani kërkon llogaridhënie nga Serbia, për aktet e agresionit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë dje në Samitin...
-
I largoi nga banesa dy familjarët e tij, arrestohet burri në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Prishtinë. ...