Lajme

Liria e lëvizjes dhe energjia, temat që i diskutoi Lajçaku me zëvendëkryeministrin Bislimi

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 15 September 2022

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislmi.

Ai ka shkruar se me Kurtin ka biseduar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kurse me Bislimin për çështjen e energjisë.

“Në Prishtinë sot kam vazhduar bisedën e javës së kaluar me kryeministrin Albin Kurti në rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shfrytëzova rastin për të diskutuar çështje aktuale edhe me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, në veçanti lirinë e lëvizjes dhe energjisë”, shkruan ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera