Lajme

Liria e Gruevskit, Jankulloskës dhe Janakieskit “në duart” e Gjykatës së Apelit

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 08 July 2017

Deri në fund të kësaj jave Gjykata e Apelit duhet të vendosë për ankesat e PSP-së për mosshqiptim të masës së paraburgimit për të akuzuarit në rastet që ka hapur ekipi i Katica Janevës. Gjykatësit duhet të rishikojnë ankesat dhe në afat prej 48 orëve nga pranimi i tyre duhet të vendosin.

Vetëm në rastin “Titanik” PSP-ja ka ngritur pesë ankesa për vendimin për mosparaburgim të Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloskës, Mile Janakieskit, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovski.

Nga ekipi i Katica Janevës kanë dorëzuar ankesë edhe ndaj vendimit të Gjykatës Penale për mosshqiptim të masës së paraburgimit për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, për drejtorin e drejtorisë së pestë të DSK-së, Goran Grujovski, për shefin e kabinetit të ish-ministres, Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski dhe për personat N.B dhe N.N.

-Advertisement-

Gjykata e Apelit mund t’i shfuqizojë vendimet e Gjykatës Penale dhe t’i kthejë për rigjykim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera