Lajme

“Liria, demokracia dhe rendi kushtetues në Kosovë, që sot e tutje, janë në rrezik serioz”

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 02 April 2021

Zyrtari i LDK-së Florian Dushi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook në lidhje me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Ai thotë se ‘kërcënimi’ që pushteti po i bën opozitës tregon qartë se liria, demokracia dhe rendi kushtetues në Republikën e Kosovës, janë në rrezik serioz.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Kontrabandimi!

Kërcënimi që pushteti po i bënë opozitës, shantazhi që pushteti po i bënë të gjithë atyre që “guxojnë” të mos pajtohen me pushtetin dhe bartësin e vetëm të të gjithë këtij pushteti në Kosovë, Kryeministrin, së fundmi, përmes kontrabandimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kuvend, pa asnjë konsultim paraprak me partitë opozitare e shoqërinë civile, është treguesi më i qartë se, liria, demokracia dhe rendi kushtetues në Republikën e Kosovës, që sot e tutje, janë në rrezik serioz!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera