Lirak Çelaj, thirrje publike Shpend Ahmetit: Hajde në debat publik!
Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 27 July 2017
Kryetari i degës se PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj jo rrallë herë drejton kritika të ashpra për mos qeverisje të mirë ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndonëse Çelaj i ka bërë thirrje publike në mënyra të ndryshme që të ballafaqohen në debat publik, Ahmeti asnjëherë nuk e ka pa të arsyeshme t’i dal përpara argumenteve të kundërshtarëve.
“I kam bërë thirrje publike edhe përmes rrjeteve sociale që të ballafaqohet në debat publik, ai edhe në seanca parlamentare e ka obligim me ardh edhe nuk ka pas ardh hiç. Ndërsa në tema më të rëndësishme, kur i referohet raportit vjetor, ai (Shpend Ahmeti) vetëm e lexon raporton dhe del jashtë”, ka thënë Çelaj në një prononcim për lajmi.net.
Ndonëse një ballafaqimi i mundshëm është i nevojshëm për qeverisje të mirë, Çelaj thotë, se Ahmetit nuk i duket e rëndësishme dhe publikisht refuzon thirrjet e tij.
“Unë e kam pas ftuar që të vjen në debat publik dhe të ballafaqohet me argumente dhe të mos komunikojmë në distancë, kjo është edhe për të mirë të qytetit kur ballafaqohen argumentit, kjo ndikon në të mirë të qeverisjen së komunës së Prishtinës, por ai e ka refuzuar thirrjen”, ka thënë më tutje ai.
I pyetur se a mund të jetë shkak punësimi i kundërligjshëm i Vetëvendosjes në Prishtinë, siç po raportohet kohën e fundit në media, që Ahmeri të refuzojë ballafaqimin, Çelaj tha:
“Ne kemi shumë argumente për keqqeverisjen e tij edhe ai nuk dëshiron sepse ne i kemi argumentet ndërsa ai përveç frazave/parullave nuk ka kurfarë argumenti tjetër për qeverisjen e e tij.
Se a është gati ta shpall kandidaturën e tij për Prishtinën, Çelaj tha se partia këto ditë do të merr vendim dhe përcakton kandidatin.
“Partia këto ditë merr vendime për të gjithë kandidatët për të gjitha komunat e Kosovës dhe aty do të shohim me pas se për kënd do të përcaktohet”, ka thënë në fund Çelaj.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































