Lajme

Lirak Çelaj tallet me PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 22 January 2020

Ndryshimet në strukturën e re të PDK-së, duket të mos i kenë pëlqyer shumë njërit nga anëtarët e saj më të vjetër, Lirak Çelaj. Ai përmes një statusi në facebook ka thënë se struktura e re, nuk është zgjedhur përmes metodave demokratike, meqë të njëjtit nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së.

Tutje Çelaj ka thënë se personat e ri të zgjedhur mund të jenë më të duhurit, por se për strukturën e re të kryesisë nuk është mundësuar të debatohet në Këshill Drejtuese. Ai në fund si me humor e përmbyll reagimin e tij duke thënë se tash struktura e re është bërë shumë “kull”.

Ndryshe PDK sot ka paraqitur strukturën e re, duke zgjedhur si Sekretarë të Përgjithshëm Uran Ismailin, e ka zgjedhur Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së; Agim Aliun dhe Shaqir Totajn nënkryetar ./FaktePlus

-Advertisement-

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Çelajt:

Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-së

Sot pas “EMËRIMEVE” në kryesi ku ndër tjerash shkruan:

…. “Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”…

Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike”.

Veq qetash shumë “kull” jemi bo a? hy hy hy 😂

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera