Lajme

Lirak Çelaj kandidon për Kryetar të Prishtinës?

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 20 August 2017

PDK ka vendosu ta sifodojë Shpend Ahmetin në Prishtinë me Lirak Çalajn. Në zgjedhjet e fundit, PDK kishte pësuar humbje të thellë me Agim Çakun. Fatin e njëjtë kishte pasur edhe Astrit Salihu e Fatmir Limaj, i cili megjithatë kishte mbërritur në balotazh kundër LDK’së.

Partia Demokratike e Kosovës për herët të parë ka vendosur të garojë në Prishtinë me Kryetarin e Degës.

Burime të Express kanë konfirmuar se Çelaj është kandidati i PDK’së për Kryetar të Prishtinës, meqë, e ka përkrahjen e Degës dhe të Qendrës.

-Advertisement-

Çelaj ishte bërë Kryetar i Degës së PDK’së duke mundur në garë Memli Krasniqin. Ky i fundit ka konfirmuar disa herë se nuk do t’i hyjë garës për Shef të Prishtinës.

Express ka provuar disa herë të kontaktojë me Çelajn, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Ndërkohë, zyrtarë tjerë të PDK’së kanë thënë se Çelaj do të zyrtarizohet në fillim të javës për Kryetar të Prishtinës.

Lirak Çelaj, aktor dhe ish-pjesëtar i UÇK’së, pasluftës kishte aderuar në PDK. Ka mbajtur pozita edhe në Qeveri. Së fundmi, ka qenë Zëvendësministër i Drejtësisë dhe njëkohësisht asamblist i PDK’së në Komunën e Prishtinës.

PDK asnjëherë s’ka arritur rezultatet të mira në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit kishin pësuar humbje të thellë duke kandiduar Agim Çekun, një ish-komandant me prejardhje nga Peja.

PDK kishte dështuar në Prishtinë edhe me kandidat me kredenciale akademike. Astrit Salihu pati dështuar të bëhet Kryetar i Prishtinës duke garuar kundër Isa Mustasfës, i cili pati fituar pa balotazh.

Ish-Partia e Thaçit e tash e Kadri Veselit pasluftës kishte garuar edhe me Nënkryetarin e parë të PDK’së, Fatmir Limajn, por edhe ai pati dështuar përballë LDK’së, e cila ka udhëhequr me Prishtinën deri më 2013 kur pushtetin e mori Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.

Deri tash, kandidaturën për Prishtinën e ka konfirmuar Arbër Vllahiu i AAK’së, Arban Abrashi i LDK’së, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.

Si zakonisht, prej vitit 2007, jashtë garës për Kryetar të Prishtinës po vazhdon të mbetet Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK’së dhe dikur Kryetar i Kryeqytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera