Lajme

lir Meta bën homazhe në Prekaz, pritet nga Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 25 November 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkuar sot në Prekaz për homazhe tek kulla e Jasharëve.

Aty ai është pritur nga Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.Jashari ka shkruar në Facebook lidhur me këtë vizitë të Metës.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz,Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari.

Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!Bashkë për historinë tonë të lavdishme!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera