Lajme

Lipjani mbushet me grafite Albini-Gjuriqi-Sveçla

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 13 December 2019

Në pjesë të ndryshme të qytetit të Lipjanit janë vendosur grafitë të shumta në të cilat shihen fotografi të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Marko Gjuriqin në mes, duke i quajtur ata mashtrues dhe nënshtrues.

Këto grafite, të vendosura në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes kanë mbuluar shumë pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe ato në murin e selisë e LDK-së në Lipjan, tek Shtëpia e Kulturës ‘’Tahir Sinani” si dhe nëpër kontejnerë të qytetit, transmeton Ulpianapress.

Ditë më parë një fotografi, ku në tavolinën e përbashkët shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur debat të madh në Kosovë, e në bazë të grafiteve as Lipjani, mund të supozohet se nuk e kanë pritur mirë këtë takim. Vetëvendosje në zgjedhjet e tetorit doli si e treta në këtë qytet.

-Advertisement-

Ende nuk dihet se kush i ka vendosur këto grafite dhe cilat janë motivet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera