Lipjan, zyra e invalidëve të luftës në katin e katërt në objektin pa ashensor

Autori: Gazeta inFokus
22:44 | 25 February 2023
Në këtë objekt funksionon Shoqata e Invalidëve të Luftës, dega në komunën e Lipjanit.Për të shkuar aty duhet kaluar katër palë shkallë sepse nuk ka ashensor.
Nuk janë të paktë anëtarët e kësaj shoqate që e kanë të vështirë të ngjitën atje, e raste të tilla përmend kryetari i degës, Bujar Karpuzi.“Herën e fundit kur ndamë disa mirënjohje disa invalidëve për kontributin e tyre, njëri prej tyre ishte me patericë dhe u ngjitë deri në katin e katër dhe prej tjerash më tha; qeto nuk ta pata me borxh”, ka thënë Karpuzi.
Përveç invalidëve të luftës, edhe përfaqësues të kategorive të tjera të dala nga lufta veprojnë në katin e njëjtë.Në këtë objekt gjendet edhe Organizata e Veteranëve të Luftës dhe Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Karpuzi tregoi që edhe një kohë kanë mbetur pa energji elektrike në mungesë të mjeteve për ta paguar.“ai objekt është pa mirëmbajtje totale, banjot janë tmerr, korridoret janë pakujdesje dhe përfundimisht kohëve të fundit e kanë shkyqur edhe energjinë elektrike”, ka shtuar Karpuzi.
Derisa nga përfaqësues të shoqatës, fajësohet komuna e Lipjanit se nuk u ka ofruar ndonjë zgjidhje, këta të fundit, thonë se ka munguar interesimi nga shoqata.“Ne si komune disa here kemi publikuar listën e lokaleve për dhënien ne shfrytëzim mirëpo shoqata asnjëherë nuk ka aplikuar dhe deri më tani nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Sa I përket subvencioneve kohe pas kohe janë ndare mjete financiare me një shume simbolike, me qëllim të funksionimit të zyrës dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme të shoqatës. Mirëpo Rregullorja për ndarjen e Subvencioneve me shuma më të mëdha parasheh të aplikohet për subvencione vetëm përmes thirrjeve publike”, thuhet në përgjigjen e Komunës.
Hapësirat në fjalë, kategorive të dala nga lufta u ishin dhënë në shfrytëzim nga ish-kryetari i kësaj komune, Shukri Buja.

Të tjera
-
100 persona në Shqipëri fituan 33 milionë euro në rrjete sociale, Administrata Tatimore fillon hetimin për mosdeklarim pasurie
Drejtoria e Hetimit Tatimor në Shqipëri ka filluar një hetim të gjerë ndaj 10...
-
Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun
Presidenti francez, Emmanuel Macron i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Ne...
-
ZKA evidenton parregullësi, QKUK paguan 137 mijë euro më shumë për kujdestaritë e së premtes, u paguan 150% në vend të 20%
Zyra e Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat f...
-
Përparim Ramusa, kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes
Përparim Ramusa ka bërë të ditur se do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar ...
-
NATO i Beson Shqipërisë: Samiti i Vitit 2027 do të Zhvillohet në Tiranë
Tirana do të jetë nikoqirja e Samitit të NATO-s në vitin 2027, një vendim i m...
-
Kuvendi ia refuzon kërkesën Kocit për pjesëmarrje në seancën konstituive – reagimi i tij i ashpër: Jam duke protestuar
Avokati Arianit Koci ka reaguar pas përgjigjes që mori nga Kuvendi i Kosovës ...
-
“Shija e rafinuar” e ministrit Sfeçla: 15 mijë euro për kafe në verandën prej 5 mijë eurosh
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, punët po ecin me aromë kafeje dhe planif...
-
Lista Srpska shkon në Rashkë për ta takuar Petkoviqin – marrin informata për rundin e fundit të dialogut
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, është taku...
-
Kurti pret Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, diskutuan për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në tak...
-
Haradinaj për xhipat e Kurtit: Si në kohën e egër kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë
Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sot në ...
-
Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosov...
-
Lutje për ndihmë: Arnisa po lufton për jetën – familja kërkon ndihmën tuaj
Një vajzë e re nga Prishtina, Arnisa Gashi, ndodhet në gjendje kritike në një...